LAJMI I FUNDIT:

Ritualet e Shën Valentinit: Vish të brendshme me këto ngjyra për më shumë fat në dashuri

Ritualet e Shën Valentinit: Vish të brendshme me këto ngjyra për më shumë fat në dashuri
depositphotos

Nuk ka rëndësi nëse po planifikon një mbrëmje të paharrueshme për Shën Valentin, një darkë më të qetë me personin e zemrës, ose dhe një ditë të rehatshme ku ti i fal dashuri vetes, sërish, duhet të përqendrohesh te ngjyra që zgjedh për të brendshmet që do të veshësh në këtë ditë speciale

Sipas Karen Haller, eksperte e psikologjisë së ngjyrave dhe autore e “The Little Book of Colour”: “Ngjyra është emocion. Ne kemi një reagim emocional ndaj ngjyrave, gjatë gjithë kohës, jemi apo jo të vetëdijshëm. Kështu që, si përfundim, nuk ka rëndësi se sa aventurë mund të përmbajnë planet e tua, mund t’ia vlejë mundimi për të veshur atë setin e kuq, ose të zi”.

depositphotos

Haller më tej shpjegon se ngjyrat si: E zeza, e kuqja, e bardha dhe roza e lehtë lidhen me pasionin, dashurinë dhe sensin e butësisë. Këto emocione sjellin më shumë fat në dashuri dhe japin sinjalet e duhura te partneri. Edhe nëse je beqare, duhet ta kuptosh se një set seksi dhe elegant nuk lidhet domosdoshmërisht me marrëdhënien seksuale me partnerin, por me vetëbesimin dhe fuqizimin e vetes.


Tani, ç’ngjyra të veshësh për Shën Valentin?

Të kuqe

E kuqja njihet si ngjyra e pasionit dhe dashurisë dhe në fakt, e meriton të gjithë famën që ka. “Kur bëhet fjalë për psikologjinë e ngjyrave, e kuqja është joshëse dhe ndjell seks. E kuqja lidhet me pasionin, dëshirën dhe entuziazmin, si dhe mund të krijojë një atmosferë tërheqëse”, shprehet ekspertja.

Të zeza

E zeza është një ngjyrë fantastike për Shën Valentin. Elegante dhe e sofistikuar, e zeza të bën të dukesh më dominante dhe pak misterioze. Nëse do të marrësh nën kontroll situatën, e zeza është ngjyra perfekte.

Të bardha

Haller thotë se e bardha simbolizon pastërtinë, thjeshtësinë dhe elegancën, citon Anabel.

Roza e lehtë

“Roza të jep idenë e një personi shumë të kujdesshëm dhe përfaqëson një romancë të ëmbël dhe përkujdesëse”, thotë Haller, ndaj nëse ke qejf një set shumë delikat dhe seksi në të njëjtën kohë, roza e lehtë është opsioni ideal. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Fëmija juaj
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Femra
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Në çift
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Këshilla për prindër
Kalo në kategori