Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesin e së premtes para Kuvendit shpalli të riaktivizuar Këshillin për zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Osmani tha se agjenda 2030, e emëruar si e tillë mund të duket komplekse, por është mundësia që përmes kësaj agjende të përbashkët të matet progresi i shënuar ndër vite.


“Nga emërtimi zyrtarë i kësaj agjende kjo mund të duket si gjë komplekse me të cilat merren vetëm politik bërësit, por përkundrazi, kjo është agjenda jonë e përbashkët dhe mundësia jonë që në mënyrë uniforme të gjithë së bashku ta masim progresin që kemi shënuar, për t’i siguruar çdo qytetari një jetë të dinjitetshme”, tha Osmani.

120133644 1407828172755152 8266156718658769733 n 1 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Foto: Ridvan Slivova

Ajo tha se Kuvendi i Kosovës e ka kuptuar rëndësinë e kësaj agjende.

“Në Kuvendin e Kosovës e kemi kuptuar rëndësinë e kësaj agjende, prandaj edhe kohë më parë e kemi miratuar rezolutën për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm e cila më pastaj ka mundësuar edhe themelimin e Këshillit të Qëndrueshëm në vitin 2018. Por, fatkeqësisht për shkak të dinamikave politike ka këshilli nuk kishte arritur që të realizoj misionin e vet, siç ishte planifikuar”, tha Osmani.

120244921 2832196890341729 6749730463497484988 n 1 Foto: Ridvan Slivova

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, është emëruar kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

120107442 711299276264793 1800107693681911060 n 1 Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, Foto: Ridvan Slivova