Luke Evans ka pozuar përkrah Rita Orës në tepihun e kuq në ceremoninë e Brit Awards.

Aktori uellsian nuk ka mundur t'i rezistojë bukuroshes shqiptare, ashtu që ka pozuar bashkë me të.


Në rrjetet sociale menjëherë janë shpërndarë fotografitë e dyshes së famshme.

ritluke (Foto: Just Jared)

Aktori ndodhet në Brit Awards për të ndarë një çmim, ndërsa këngëtarja shqiptare do të performojë në skenën e evenimentit muzikor.

Ritabritora (Foto: Getty Images)

Evans e nisi karrierën e aktrimit duke performuar në teatër, kryesisht në teatrot e Londrës, West End.

LukeEvans 1 (Foto: Getty Images)

Debutimin në Hollywood e bëri në vitin 2010 në ribërjen e filmit "Clash of the Titans".

Më pas, ai është angazhuar në filma aksion dhe triler, si "Immortals" (2011), "The Raven" (2012) e "The Three Musketeers" (2011). /Telegrafi/

LukeEvans 2 (Foto: Getty Images)