Rita Ora nuk zhgënjen kurrë kur vjen puna tek stili i saj i veçantë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq plot hijeshi gjatë ditës së premte në Brooklyn, vetëm pak orë para performancës së saj si kryeartiste në skenën e "The Hill" në New York, shkruan DailyMail.


34-vjeçarja kishte zgjedhur një veshje tërësisht të bardhë, duke kombinuar një fund sportiv nga Ralph Lauren me një bluzë polo dhe xhaketë të shkurtër të bardhë.

Ajo kishte shtuar një rrip prej lëkure ngjyrë kafe dhe kishte theksuar këmbët e saj të tonifikuara, ndërsa pamjen e kompletoi me një palë atlete të kuqe dhe të bardha me shollë të lartë.

E buzëqeshur dhe në humor të mirë, Rita kishte vendosur syze të zeza dhe dukej e përgatitur për të elektrizuar publikun me performancën e saj energjike.

Më herët gjatë ditës, Rita ishte fotografuar duke eksploruar qytetin me metro, veshur me një bluzë të bardhë transparente me mëngë të gjata, nën të cilën kishte një bralette të bardhë që i nxirrte në pah barkun e tonifikuar.

Ajo e kishte kombinuar veshjen me xhinse të hapura poshtë dhe shapka të zeza.

Për më shumë shkëlqim, ajo mbante me vete një çantë të madhe të zezë të markës Hermes dhe kishte vendosur një unazë interesante metalike si dhe syze të errëta me nuancë të zezë.

Në Instagram, krahas fotove, ajo kishte shkruar: “Brooklyn Bridge ora 21:00”.

Përveç paraqitjeve të saj në publik, Rita së fundmi ka folur për spekulimet që vite më parë e përfshinë në një situatë delikate – thashethemet se ajo ishte "Becky me flokët e mira", personazhi misterioz që përmendet në këngën “Sorry” nga albumi i shumëpërfolur i Beyoncé, Lemonade (2016). Albumi trajtonte temën e tradhtisë, dhe fansat aluduan se “Becky” ishte një grua që kishte pasur lidhje me Jay-Z.

Rita Ora u përfshi pa të drejtë në këto thashetheme dhe u detyrua t’i mohojë publikisht akuzat për një lidhje me bashkëshortin e Beyoncé. Ajo ishte pjesë e labelit Roc Nation të Jay-Z në atë kohë.

Në një intervistë në podcast-in "Begin Again" të Davina McCall, Rita tha: “Pas dyerve të mbyllura, Beyoncé është si një zanë e mirë për mua, ajo ka qenë gjithmonë mbrojtësja ime – kjo është e çuditshme sepse mes nesh ka pasur vetëm dashuri”.

Ajo tregoi gjithashtu se Beyoncé kishte qenë në koncertin e saj të parë në New York kur ajo ishte vetëm 21 vjeçe, ku kishte interpretuar këngën “Say My Name”.

“E ndjeja vërtet keqardhje dhe hutim nga gjithë ajo situatë, sepse Beyoncé për mua është si një motër e madhe, gjithmonë më ka përkrahur në industrinë muzikore”, shtoi ajo.

Rita vazhdoi duke theksuar se ende e takon herë pas here Beyoncé-n, dhe ripërsëriti se akuzat ishin tërësisht të pavërteta.

“Nuk ishte asgjë reale”, tha ajo, duke shtuar me humor: “Do doja të kisha flokë të mirë!”.

Ajo e përmbylli rrëfimin me një reflektim: “Ishte hera e parë që përjetova se çfarë do të thotë të jesh në një situatë të ndërlikuar në mënyrë të panevojshme”.

Ndërkohë që Rita vazhdon turneun dhe përkushtimin ndaj muzikës, ajo mbetet një nga artistet më të stilizuara dhe të sinqerta të kohës, duke treguar gjithmonë qëndrueshmëri dhe elegancë – si në skenë, ashtu edhe jashtë saj. /Telegrafi/