LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaqet pa makijazh në plazh, ndërsa shijon natyrën piktoreske të Zelandës së Re për fundvit

Rita Ora shfaqet pa makijazh në plazh, ndërsa shijon natyrën piktoreske të Zelandës së Re për fundvit
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare që ka arritur të bëhet emër në skenën botërore, Rita Ora, aktualisht po shijon diçka ndryshe nga të zakonshmet e festave dimërore – një pushim në Zelandën e Re.

Ndërsa shumë prej nesh janë mësuar të përjetojmë klimën e ftohtë dhe borën që sjell dhjetori, për Ritën, dimri ka një ngjyrë tjetër në hemisferën jugore, ku sezoni është i ngrohtë dhe i mbushur me rreze dielli.

Nëpërmjet disa fotografi dhe videove që ajo ka ndarë në Instagram, Rita tregon bukurinë natyrore dhe ndjesinë e relaksit që ofron Zelanda e Re. Në imazhet e saj, ajo shfaqet pa makijazh, duke u shfaqur e mrekullueshme dhe plotësisht natyrale, duke ecur nëpër peisazhet piktoreske zelandeze që janë një simfoni e qetësisë dhe bukurisë.


Foto: Rita Ora/Instagram

Rita nuk heziton të ndajë këtë përvojë me ndjekësit e saj, duke u përshëndetur me një “Gëzuar Ditën e Boksit” dhe shtoi: “nga unë dhe disa përmbajtje plazhi me mjegull, duna rëre dhe natyrë hunaaayyy. Shpresoj që të gjithë të keni kaluar një Krishtlindje të mrekullueshme!”.

Këngëtarja gjithashtu zbavit fansat me një tentativë për të rikrijuar videon e famshme “Yellow” të Coldplay, me humorin e saj këngëtareja shprehet: “PS: U përpoqa të rikrijoja videon e verdhë nga Coldplay duke kuptuar se kisha nevojë për më shumë shi dhe një pallto të verdhë shiu”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Gjatë vitit 2023, Rita Ora ka qenë e zënë duke përmbyllur një tjetër kapitull të suksesshëm në karrierën e saj muzikore, me lansimin e albumit të saj të tretë, “You and I”. Albumi ka marrë një pritje të ngrohtë nga fansat dhe ka vazhduar të ndërtojë statusin e saj si një nga artistet më të ndjekura dhe të dashura në industrinë muzikore.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërsa këngëtarja po i thotë lamtumirë një viti të mbushur me muzikë dhe emocione, pushimet e saj në Zelandën e Re jo vetëm që janë një moment i qetësisë dhe rinovimit, por edhe një mundësi për të ndarë me botën një anë më personale dhe të pazbuluar deri më tani. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina

"Mos u dorëzo", Stresi i dërgon befasi nga ajri Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Magazina

"Mos ma përmend mua gruan", agravon situata mes Tirit dhe Indritit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Kë ke pasur para burrit", debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Kalo në kategori