Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo kohët e fundit u largua nga Australia, ku mori pjesë si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice”, ndërsa tani ndodhet në Los Angeles.


E teksa po shijon motin e ngrohtë në tokën e yjeve, Ora po i mban të azhurnuar fansat për gjithçka përmes Instagramit.

ritaora 201842133 219761939822923 5940758354018289151 n

Së fundmi, 30-vjeçarja publikoi në InstaStory disa imazhe të tjera, ku shfaqej mjaft atraktive, teksa pozonte para pasqyrës.

E veshur në të bardha, Rita është dukur mjaft tërheqëse, ndërsa ka vënë në pah linjat atraktive trupore.

ritaora 200803467 251319733434860 2834634497438794856 n

Vetëm pak kohë më pas, artistja e lindur në Prishtinë ndau me ndjekësit edhe disa fotografi të tjera, duke treguar se kishte përfunduar xhirimet për një projekt, të cilin po e lë befasi për fansat.

“Kaq kënaqësi të ribashkohem me familjen time në Los Angeles, duke xhiruar diçka vërtetë ekzaltuese”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografive.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë projekti bëhet fjalë, por që fansat janë në pritje të një projekti të ri muzikor, pas mini-albumit të saj shumë të suksesshëm, “Bang”. /Telegrafi/