Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tash e sa javë po e shijon qëndrimin në Australi.

Ajo u largua atje bashkë me të motrën e saj, Elenën, dhe të dashurin, regjisorin Taika Waititi.


E duke qenë se në kontinentin australian koha është tash e nxehtë, Rita duket se po e shfrytëzon më së miri verën në hemisferën jugore, për të bërë edhe pak plazh.

271449056 976108453307634 6361967855326827178 n

Kjo, pasi së fundmi këngëtarja e hitit "Anywhere" ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi me bikini, ku shihet në poza mjaft atraktive buzë plazhit.

E veshur me një palë bikini ngjyrë rozë dhe portokalli, Rita vuri mjaft mirë në pah linjat e saj të trupit si dhe tatuazhet e shumta.

271272360 301941848536515 1304637479823534282 n

"Djalosh, unë thjesht po përpiqem të meditoj", ka shkruar artistja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

Ora përndryshe është e angazhuar si paneliste në jusrinë e "The Voice Australia", dhe kjo është edhe arsyeja që këto kohë ndodhet në kontinentin e largët. /Telegrafi/

271233707 975913109948956 1375237796416538765 n