Regjisori i filmit “Thor”, Taika Waititi dhe këngëtarja Rita Ora e bënë publike lidhjen e tyre vetëm tre muaj më parë.

Dhe çifti dukeshin në harmoni dhe të dashuruar ndërsa ndiqnin festën e ditëlindjes së 48-të të Kate Beckinsale, shkruan DailyMail.


Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se çifti qetësohet në shtëpinë e Kate në Los Angeles, ndërsa takohen me mysafirët e tjerë të famshëm, përfshirë aktorin australian Jai Courtney.

re1 1

Fotografitë e tjera tregojnë Ritën, 30 vjeçe dhe të dashurin e saj të lindur në Zelandën e Re, 45 vjeç, duke marrë poza pa kuptim ndërsa qëndronin pranë statujave dekorative të luanit në oborrin e shtëpisë.

re2 1

Duke vërtetuar hipotezën se "çiftet që vishen së bashku qëndrojnë së bashku", zogjtë e dashuruar kishin veshur të dy veshje plotësisht të zeza.

Në festën në fjalë morën pjesë edhe yje tjerë të njohur si Laverne Cox, aktori britanik Damson Idris dhe vajza e Kate, Lily Sheen.

rita bot 4 life 225811305 128971426077504 7734672222722153407 n

Taika dhe Rita ishin në krye të titujve gjatë muajit maj, kur u panë duke u puthur në një puthje të përbashkët me aktoren Tessa Thompson, 37 vjeçe, në ballkonin e shtëpisë së tij në Sydney.

Treshja u panë duke u puthur gjatë një dite pushimi nga xhirimet e “Thor: Love and Thunder”, vazhdimi i të cilit është planifikuar të publikohet në maj të vitit 2022.

rita bot 4 life 225457121 561012824925280 7412401627873890863 n

Rita në atë kohë ndodhej në Sydney për shkak se ishte e angazhuar si anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve, “The Voice Australia”. /Telegrafi/