LAJMI I FUNDIT:

Risteski: Kemi kompletuar Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca, do të shohim cilat janë dobësitë e ligjit për praktika të padrejta tregtare

Risteski: Kemi kompletuar Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca, do të shohim cilat janë dobësitë e ligjit për praktika të padrejta tregtare

Në periudhën e ardhshme pritet punë më intensive e Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca rreth Ligjit për praktika të padrejta tregtare. Komisioni është i kompletuar dhe për gjithçka që do të konfirmohet si parregullsi në lidhje me Ligjin, ka parashikuar dispozita ligjore që duhet të zbatohen.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës është e obliguar për zbatimin e ligjit, ndërsa sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski, ky ligj nuk është vetëm për mbrojtjen e prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve, por edhe për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

“Deri për Vitin e Ri nuk ishin kompletuar anëtarët të cilët janë pjesë e KMK-së. Si Ministri e Ekonomisë dhe Punës zbatojmë implementimin e Ligjit. Patëm takim me KMK-në, ashtu që premtuan në periudhën e ardhshme të ketë mjaft punë intensive në kontrollimin e marrëveshjeve ndërmjet furnitorëve dhe tregtarëve. Për atë që do të konfirmohet si parregullsi, ka parashikuar dispozita ndëshkuese të caktuara të cilat do të zbatohen. Ky ligj nuk është vetëm për mbrojtjen e prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve, por para se gjithash për mbrojtjen e standardit të qytetarëve, sepse gjithë kjo në fund ka të bëjë me çmimin e prodhuesit përfundimtar”, deklaroi Risteski.


Risteski thotë se për herë të parë zbatohet një ligj i tillë në shtet dhe se praktika do të tregojë se cilat janë dobësitë.

“Ne së bashku me KMK-në ndjekim zbatimin e Ligjit dhe në bashkëpunim me sektorin e biznesit do të shohim nëse në një të ardhme të afërt duhet të ndryshohen disa nene të caktuara”, deklaroi Risteski.

Sipas tregtarëve, ka disa dispozita të ligjit për të cilat duhet të bisedohet siç janë kufizimi i marzhës së fitimit dhe kufizimi i kthimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori