Ristani: Rama bën politikë selektive

Ristani e ka justifikuar akuzën me një ndërtim pa leje, të pikasur një ditë më parë në Surrel nga koordinatori i PD-së, Ervin Salianji.
"Pikërisht në kohën kur propaganda e Edi Ramës po arrinte pikun, kur ai e quajti krimin mjedisor të barabartë me vrasje, 100 metra larg shtëpisë së tij, makineri të tonazhit të rëndë shembën një kodër të bukur, për një ndërtim pa leje, në Surrel të Dajtit", deklaroi Ristani.
Ai e ka konsideruar si një krim mjedisor dhe, sipas tij, askush nuk vihet përpara përgjegjësisë, pasi këtë ndërtim pa leje po e bëjnë vetë ministrat.
Demokrati e quajti përfshirjen e ministrit Saimir Tahiri, si "propagandë të Edi Ramës". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































