LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i buxhetit të Maqedonisë, në seancë plenare

Rishikimi i buxhetit të Maqedonisë, në seancë plenare

Rishikimi i buxhetit për vitin 2020, që paraqet rishikimin e dytë për këtë vit, për shkak të krizës me pandeminë, që nga dita e djeshme tashmë është në seancë-plenare.

Debati për propozim- rishikimin shtesë të buxhetit mund të zgjasë maksimum 5 ditë.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi dje shpjegoi deputetëve rebalancin si të nevojshëm për financimin e pakos së katërt të masave ekonomike.


Për opozitën, ky rebalanc është joproduktiv, nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara, por vetëm do të rrisë më tej borxhin e shtetit, i cili edhe tani tejkalon pragun e 60 % të borxhit publik.