Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u zhvillua debat i nxehtë midis ministrave për shpërndarjen e re të parave, nga arka e shtetit për shkak të krizës me koronën. “Alsat” informon se një pjesë e mirë e ministrave nuk duan që tu zvogëlohet sasia e parave të shtetit, të parashikuara për shpenzime për këtë vit. Informacioni i marrë nga Alsat është se në disa ministri do të shkurtohen deri 70% e fondeve të planifikuara, për projekte që qeveria do t’i deklarojë si jo prioritare në këtë kohë krize. Ministrja e Financave Nina Angelovska, konfirmoi për “Magazinën Ekonomike” se do të shkurtohen rreth 100 milion euro. Angelovska kërkoi solidaritet nga të gjithë ministrat.
“Kur flas për shkurtim prej 6,5 miliardë denarëve, dua të them për të gjitha institucionet për shpenzimet rrugore, shërbimet e kështu me radhë. E dini se u miratoi edhe vendimi për ndalim të furnizimeve publike që nuk lidhen me koronavirusin. E kam fjalën për shpenzime kapitale, blerje të pajisjes së caktuar, automjete, etj”, tha Nina Angellovska- ministre e financave.
Ekspertët vlerësojnë që me shkurtim të 100 milionë eurove, nuk do të zgjidhen problemet e mëdha. Shkurtimi do të zhvillohet shumë vështirë, por është e domosdoshme- shprehet profesori universitar, Marjan Petreski. Bëhet fjalë për mjete minimale sepse janë vetëm 3 nga 4 përqind i vlerës së projektuar të arkës së shtetit.
“Mendoj se deri tani duhej të propozohet rebalansi, do të jepte një bindje dhe do të sillte më shumë siguri në mesin e agjentëve ekonomik se shteti në një farë mënyre e di se çfarë po bën në këtë situatë. Dhe jo vetëm që punon për të gjetur likuiditet më të madh nga kreditorët ndërkombëtarë, jo vetëm që bën vlerësime se sa kanë rënë të ardhurat buxhetore, por gjithashtu po punoni për të konsoliduar dhe shkurtuar shpenzimet e buxhetit”, u shpreh Marjan Petreski profesor universitar.
Ministrja Angelovska gjithashtu zbuloi se qeveria do të vazhdojë sot debatin për shkurtimin e fondeve nga buxheti i ministrive dhe përdoruesve të tjerë të buxhetit. Ne tek tani do të shohim se cili ministër ka hequr dorë nga paratë e shtetit. Do të ketë edhe huamarrje të reja në tregun ndërkombëtar, ku autoritetet thonë se do të kërkojnë kredi në përpjekje për të kapërcyer krizën shëndetësore dhe ekonomike që e ka kapluar botën. Për momentin, huamarrja e planifikuar prej 400 milion eurosh si periudhë kalimtare deri në lëshimin e Eurobondit është vënë në pikëpyetje, sepse në tregun ndërkombëtar të parave mund të gjenden vetëm 180 milion euro. Prandaj do të kërkohen më shumë para nga FMN-ja dhe BE-ja./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës