Riparohen helikopterët e ARM-së

Përmes një aktiviteti solemn në kazermën ''Strasho Pinxhur'' në Petrovec, dy helikopterë të Brigadës ajrore të ARM-së të cilët u dërguan për riparim, u vunë sot në përdorim, përcjell Telegrafi maqedoni.
Në ceremoni mori pjesë edhe ministri, Zoran Jolevski, i cili porositi se këto janë rezultatet e para të modernizimit të paralajmëruar të ARM-së. Njëkohësisht, në trajnim janë dërguar persona të cilët kanë fituar certifikata dhe që do t'i mirëmbajnë këto mjete fluturimi.
Sipas AIM-së, procesi i riparimit të helikopterëve është pjesë e procesit të modernizimit të ARM-së që ka filluar me formimin e ekipeve projektuese të integruar që në vitin 2014./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































