Gjatë karrierës së tij 20-vjeçare, 12 prej të cilave i kaloi në Manchester United, Rio Ferdinand ishte i njohur si një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Ai fitoi gjashtë herë Ligën Premier, në vitin 2008 Ligën e Kampionëve dhe bëri 81 paraqitje për kombëtaren angleze.
Ai luajti 692 ndeshje për klube, duke përfshirë 504 për Manchester United, dhe provoi dorën e tij kundër shumicës së sulmuesve më të mirë në botë. Në një intervistë për podcastin Broadtalks, ai veçoi katër lojtarë kundër të cilëve nuk i pëlqente veçanërisht të luante.
Ai fillimisht përmendi Raulin, yllin e vjetër të Real Madridit. “Mënyra se si lëvizte, hynte në hapësirë, pozicionet që mori…”
Në mënyrë shumë të ngjashme ai e përshkroi holandezin Dennis Bergkamp, me të cilin pati beteja të mëdha në ndeshjet kundër Arsenalit” “Ai ishte i njëjti. Ata të dy shkojnë thellë dhe si lojtar i ri më pëlqente të ikja jashtë dhe kjo la një hapësirë të madhe pas meje”.
Më pas ishte radha e Ronaldos. Braziliani, Nazario da Lima, i cili la me ankthe shumicën e mbrojtësve që u përball, edhe pas operacioneve të shumta në të dy gjunjët.
“Ai më bëri të ditur se ka një nivel edhe më të lartë. Gjëja më e çmendur nga të gjitha është se ai bëri katër operacione në gju para ndeshjes së parë kundër meje. Unë as nuk guxoj të mendoj se çfarë do të bënte me mua nëse do të ishte plotësisht ai ishte një marsian, ai ishte ndryshe”, përfundoi Ferdinand.
Në fund, ai la një lojtar që nuk ishte një yll në shkallë globale, sepse ditët më mbresëlënëse të karrierës së tij i kaloi në Bolton, por ai ishte një kërcënim për të gjitha mbrojtjet e Ligës Premier për vite me radhë. Bëhet fjalë për Kevin Davies.
“Ishte e vështirë të luash kundër tij. Para se topi të të afrohet, ai tashmë po të mban dhe po të gërvisht. Ishte e tmerrshme të luash kundër tij, vërtet e keqe, ai do të të bënte një pasdite të vështirë”, deklaroi Ferdinand për Davies, i cili për Bolton luajti nga viti 2003 deri në 2013 dhe shënoi 84 gola në 407 paraqitje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

FIFA thyen traditën duke njoftuar një ndryshim të paparë më parë për finalen e Kampionatit Botëror 2026

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi