Rinovimi i Ozilit me Arsenalin në rrugë të mirë

262:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 22: Mesut Ozil of Arsenal celebrates with Alexandre Lacazette of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and Liverpool at Emirates Stadium on December 22, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images) 12:"Getty Images
Për një Alexis Sanchez që largohet, është një Mesut Ozil që mund të qëndrojë te Arsenali.
Sipas London Evening Standard, lojtarit i skadon kontrata gjatë verës, por tashmë ekziston besim se gjermani mund të rinovojë.
Ish-ylli i Real Madridit është i lumtur në Emirates dhe me ardhjen e Henrikh Mkhitaryan dhe atë të mundshme te Pierre-Emerick Aubameyang, ai beson te projekti i Topçinjve.
Për Ozilin janë të interesuara vazhdimisht edhe Juventusi e Manchester Unitedi.
Në 17 ndeshje si titullar dhe dy si zëvendësues, 29-vjeçari këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asistime në Ligën Premier.
Vetëm Aaron Ramsey ka numër të njëjtë të asistimeve me Ozil, pastaj vijnë Granit Xhaka me katër dhe Sead Kolasinac. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































