Avioni i cili përdoret nga kryeministri britanik, Boris Johnson dhe nga anëtarët e familjes mbretërore, për udhëtime ndërkombëtare do të rinovohet me ngjyra të flamurit të Unionit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rinovimi me ngjyra do t’i kushtojë shtetit rreth 900 mijë funte.


Boris Johnson onboard Voyager plane

Lidhur me këtë rast, opozita në vend ka reaguar ashpër duke thënë se paratë do të duhej të shpenzoheshin për pacientët me coronavirus.

I pyetur në lidhje me aeroplanin në konferencën e përditshme për coronavirus, Sekretari i Kulturës, Oliver Dowden tha se qeveria gjithmonë ka shpenzuar para për promovimin e Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/