Rino, një emër premtues në tregun e muzikës (Video)

Këngëtari i ri Rinor Sopjani - Rino, ka prezantuar për publikun projektin e tij të parë "Lamtumirë".
Ai e nisi karrierën tri vite më parë në spektaklin e talenteve "The Voice of Albania", ndërsa tani vazhdon rrugëtimin në muzikë si solo artist.
"Lamtumirë" është një baladë R&B, e cila e ka sjell mjaft në stil këngëtarin Sopjani. Kënga është produkt i Str8Dope Ent, ndërsa për klipin janë kujdesur Imagine Films.
Ky projekt ka arritur që të marrë menjëherë pëlqimin e publikut, ndërsa Rino duket të jetë një ndër emrat mjaft premtues në të ardhmen e tregut muzikor shqiptar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/05/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































