LAJMI I FUNDIT:

Rinia e LDK-së me afishe: Kauzat e Vetëvendosjes kanë vdekur

Rinia e LDK-së me afishe: Kauzat e Vetëvendosjes kanë vdekur

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një aksioni simbolik ka vendosur disa “njoftime për të pame” në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë popullin e Kosovës, se kanë vdekur të gjitha kauzat me të cilat erdhi në pushtet Albin Kurti”, thuhet në afishet e vendosura në hyrje të Qeverisë.

“Varrimi i kauzave, parimeve dhe premtimeve po bëhet çdo ditë. Të pikëlluar ata që shpresuan”, shkruhet në disa afishe të tjera.