Ish-ministri i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Denis MacShane ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump, “aksidentalisht mund ta rindezë konfliktin në Ballkan”, mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, nëse Putini i kërkon Trumpit mbështetjen e Serbisë, Ballkani Perëndimor rrezikon të bjerë përsëri në konflikt të hapur si në Bosnjë dhe sidomos në Kosovë.
Mirëpo analistët në Kosovë, vlerësojnë se presidenti i 45-të i SHBA-ve, Donald Trump nuk do ta dëmtojë një shtet i cili është krijuar me investimin e madh të SHBA-ve.
Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende është herët të jepen supozime dhe vlerësime për politikën e jashtme që do ta zhvillojë Trump.
“Politika e një shteti si SHBA, karshi shteteve tjera që nuk janë të fuqishme, nuk ndryshon aq lehtë. Trump e sheh të nevojshme që t’i zbusë marrëdhëniet e acaruara me Rusinë dhe kjo mund të ndodhë, por nuk duhet pritur që automatikisht Rusia të ndryshojë qëndrim karshi Kosovës. Trump e di se Kosova është bërë shtet i pavarur me ndihmën jashtëzakonisht të madhe të SHBA-ve dhe askush nuk e dëmton investimin e vet. Mbetet të shihet se çfarë do të ndryshojë praktikisht në qasjen e tij në politikën e jashtme”, ka thënë Mushkolaj.
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë për Telegrafin se politika e SHBA-ve mbetet e njëjtë për Ballkanin, dhe se SHBA-ja nuk ka interes që të merret me Ballkanin.
“Së pari Trump ka bërë një fushatë agresive me ide dhe pikëpamje që asnjëherë nuk janë dëgjuar nga zyrtarët e shtetit, kjo ka pasur për qëllim arritjen e fitores së tij në zgjedhje, dhe kjo fushatë ka përfunduar, tash pritet konstruktivitet dhe bërje e një politike siç e ka proklamuar. Politika e SHBA-së mbetet e njëjtë për Ballkanin, Trump do të përcaktojë politikën ekonomike me disa shtete, çështja e politikave tregtare dhe ekonomike me Kinën dhe Rusinë do të ketë një statusquo politike”, ka thënë Burjani.
Burjani më tej ka thënë se në Evropë nuk do të ketë lojëra me rendin ndërkombëtar, duke shtuar se pritet një angazhim i madh ekonomik i Trumpit.
“Ai ka paralajmëruar hapje të miliona vendeve të punës, ky do të jetë angazhimi i tij. Kosova do të përkrahet në kontekst ballkanik të zhvillimeve, pra Trump do të angazhohet për Ballkan të qetë dhe për siguri, paqe e stabilitet”, mendon Burjani.
Tutje ai shtoi se politika e SHBA-ve ndaj Kosovës do të mbetet e njëjtë, duke thënë se Trump në aspektin politik nuk do ta ketë lehtë me Rusinë, kur bëhet fjalë sidomos për proceset e shteteve të lindjes si dhe çështjes së Krimesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës