Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Mia” mban titullin kënga e saj më e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.


Kënga është ritmike e zhanrit RnB dhe është punuar nga vet Rina në muzikë dhe tekst.

rina2

Reperja nga Istogu është shfaqur mjaft atraktive në klipin e këngës, në të cilin nuk ka hezituar të ekspozojë linjat e saj trupore.

Ana vizuale i është besuar produksionit Smart Motion Films.

“Mia” është pjesë e albumit më të ri të reperes, me titull “Balerina”, i cili është publikuar i plotë të martën. /Telegrafi/