Reperja nga Istogu, Rina Balaj, po vazhdon të jetë personazh shumë aktiv e madje edhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Artistja shqiptare vetëm në Instagram ka mbledhur mbi 300 mijë ndjekës, për të cilët publikon imazhe e video të ndryshme duke mos munguar edhe me disa poza ngacmuese.


Ajo edhe këtë herë ka publikuar disa fotografi atraktive në bikini, teksa vë në pah linjat trupore.

isyourgirlrina 258841258 123795873424489 970617475207554658 n Rina Balaj (Foto: Instagram)

“Ditë e keqe për flokë, por e lumtur”, ka shkruar ajo.

21-vjeçarja ndërkohë shfaqet në top formë në një palë bikini me nuanca të arit përzier me ngjyrë të zezë.

Komplimentet për fizikun kanë qenë të shumta, gjersa postimi mblodhi afro 25 mijë pëlqime.

isyourgirlrina 259585674 254975433363261 9172136409088468069 n Rina Balaj (Foto: Instagram)

Rina momentalisht po shijon suksesin e albumit të ri “Balerina”, që e solli javë më parë.

Secila këngë u komentua dhe reagimet në tërësi ishin shumë pozitive. /Telegrafi/

isyourgirlrina 260119099 1092728874893932 6870911173487101437 n Rina Balaj (Foto: Instagram)