Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, ka publikuar së fundmi videoklipin e njërës prej këngëve të albumit të ri “Balerina”.

Bëhet fjalë për projektin “ChaCha” në të cilin vjen në bashkëpunim me partnerin e saj, reperin Sin Boy.


Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa çifti vijnë me skena provokuese në klip.

Screenshot 4 69 Rina Balaj dhe Sin Boy (Foto: YouTube)

Producimi është bërë nga Dannyebtracks dhe Gideon Aiyegunle, kurse për masterizimin u përkujdes Dim Chord.

ina

Kjo këngë duket të jetë realizuar në Greqi, në vendin ku dyshja po qëndrojnë që një kohë të gjatë.

Screenshot 5 58 Rina Balaj dhe Sin Boy (Foto: YouTube)

Sin Boy vjen duke interpretuar në gjuhën greke meqë është rritur në shtetin helen, kurse Balaj në shqip.

Krahas kësaj, Rina solli edhe një sërë këngësh të tjera që u pritën shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/