Rina Balaj është njëra nga artistet shqiptare që përpos muzikës, ka dëshirë të eksperimentojë edhe me dukje.

Ajo përmes imazheve të ndryshme në rrjete sociale mundëson fansat e saj të shohin më afër jetën në përgjithësi.


Javët e fundit bukuroshja ka qenë duke shijuar kohën në bregdet, ku shpesh është parë nën shoqërinë e të dashurit, Sin Boy.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Rina ka mahnitur me pozat e marra para kamerës.

E veshur me një fustan të bardhë, asaj i janë theksuar të pasmet tërheqëse, për të cilat bën stërvitje të shumta

isyourgirlrina 119820717 763075947593834 7655307198944646869 n (Foto: Instastory)

Ajo ka sjellë dy versione të fotografisë, njërën në mënyrë normale kurse tjetrën me format bardh e zi.

Sidoqoftë, artistja nga Istogu ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do vijnë së shpejti.

isyourgirlrina 119810978 3648834338462469 7515417898223158230 n e1600773897559 (Foto: Instastory)

Derisa vazhdon punën në studio muzikore, “Tokyo” mbetet hiti i saj i fundit që u pëlqye mjaft shumë. /Telegrafi/