Rina Balaj paralajmëron këngën e re derisa shfaqet atraktive duke vallëzuar

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, duket se ka nisur punën për projektin e ri muzikor.
Njoftimin e bëri përmes një postimi të publikuar në Instagram teksa shfaqet në një video atraktive me një fustan dypjesësh neon.
Ajo shfaqet duke interpretuar një pjesë të këtij projekti që thotë se do të lansohet më 27 tetor.

“27.10”, ka qenë përshkrimi që i ka bërë videos.

Reagimet në pjesën për komente kanë qenë të shumtë, fansat e së cilës mezi po presin për prurjen e 21-vjeçares.
Kjo duket të jetë pjesë e albumit të saj të ri, për të cilin ka theksuar se ka nisur punën për një kohë.
E fundit që solli mbetet “Addiction” që deri më tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/10/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































