Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Aver” mban titullin kënga e re, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.


Protagonist në këtë videoklip është edhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani.

Screenshot 2 87 Rina Balaj (Foto: YouTube)

Dyshja vijnë me paraqitje e skena atraktive, derisa nuk mungojnë edhe lëvizjet provokuese.

Teksti dhe melodia u realizua nga vet artistja, kurse për producimin u përkujdes Çelik Lipa.

Screenshot 3 77 Rina Balaj (Foto: YouTube)

Producent ekzekutiv i kësaj kënge ndërkohë është Jetmir Agaj, i njohur si menaxheri i disa VIP-ave.

Projektin tashmë të plotë e gjeni në YouTube dhe në nëntor paralajmëroi se do të lansojë albumin e ri. /Telegrafi/