LAJMI I FUNDIT:

Rilindje me Besë: Do t’ua kthejmë shqiptarëve hisen që u takon

Rilindje me Besë: Do t’ua kthejmë shqiptarëve hisen që u takon

Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Çairit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që iu takon këtë shtet. Dikur ishte e pamundur të besohej se Ali Ahmeti me shokët e tij do të përkuleshin dhe do të zbatonin vetëm urdhrat e Nikolla Gruevskit, ngaqë ajo ua dorëzoi palës maqedonae edhe atë që nuk i takon asaj – edhe Maqedoninë shqiptare. Por, Lëvizja BESA do ta kthejë atë që na takon pa dëmtuar asnjërin, mjafton që shqiptarët e kanë të qartë se kënd duhet ta ndëshkojnë me votë në këto zgjedhje”.

Në këtë tubim para të pranishmëve u drejtuan edhe kandidatët tjerë për deputetë, nga koalicioni “Rilindje me Besë”./Telegrafi/