Rikthim fantastik në çerekun e katërt, Brooklyn triumfon në udhëtim te Nuggets
Brooklyn Nets ka arritur ta fitojë derbin e mbrëmjes ndaj Denver Nuggets.
Ishte një ndeshje fantastike me shumë rikthime në rezultat, ku në fund mysafirët triumfuan me gjashtë pikë diferencë 119:125.
Epërsia më e madhe e vendasve shkoi deri në 21 pikë, por mysafirët rikthimin e madh e bën në çerekun e katërt për ta fituar takimin.
Kevin Durant me 33 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime ishte më efikasi në këtë sfidë, derisa edhe Kyrie Irving shfaqi formë të lartë ku e përfundoi ndeshjen me 31 pikë e katër asistime.
Me lojë të mirë te mysafirët u dallua edhe Blake Griffin që shtoi 20 pikë të tjera.
Tek vendasit më efikasi ishte qendra Nikola Jokic me 29 pikë, derisa 28 të tjera i shtoi Porter, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/ Rezultatet:
Indiana Pacers - Washington Wizards 132:133
Philadelphia 76ers - Detroit Pistons 118:104
Toronto Raptors - Memphis Grizzlies 99:109
Denver Nuggets - Brooklyn Nets 119:125
Golden State Warriors - Oklahoma City Thunder 136:97
Portland Trail Blazzers - San Antonio Spurs 124:102
Utah Jazz - Houston Rockets 124:116






























