Selena Gomez shpjegoi kuptimin e këngës së saj të sapo publikuar “Single Soon”.
Një ditë pas publikimit të projektit, këngëtarja, 31 vjeçe, bëri një postim në Instagram duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre.
Në mbishkrim, ajo la një mesazh të shkurtër por të ëmbël dhe dha një pasqyrë të rëndësisë së këngës së saj.
Aktorja e “The Only Murders in the Building” – e cila kohët e fundit bëri një koment të rrallë për ndarjen nga Justin Bieber – filloi: “Faleminderit njerëz për gjithë dashurinë në Single Soon”.
“Është një himn i gjallë për të qenë rehat në lëkurën tuaj dhe për të dashur shoqërinë tuaj”, vazhdoi ajo.
“Dhe është gjithashtu shumë argëtuese të kërcesh me të”, shtoi mes tjerash ylli i muzikës.
Fotoja që kishte shpërndarë ishte e një xhirimi nga videoklipi i saj – të cilin e lansoi të enjten mbrëma.
Fansat e saj të shumtë – prej të cilëve ajo krenohet me rreth 428 milionë vetëm në Instagram – u entuziazmuan për rikthimin e saj muzikor.
Me “Single Soon”, Gomez shënon publikimin e saj të parë solo në tre vjet. /Telegrafi/