Rihanna bëri një shfaqje të mrekullueshme teksa ajo dhe i dashuri i saj A$AP Rocky u larguan nga një hotel në New York të premten, vetëm disa orë pasi ish-I dashuri i saj Drake ia bëri diss në një këngë.

Krijuesja e hiteve, 35 vjeçe, mahniti me një bluzë të bardhë të hapur, e cila shfaqi mesin e tonifikuar, vetëm dy muaj pasi lindi fëmijën e dytë, djalin Riot.


Nëna e dy fëmijëve e përfundoi dukjen e saj me një xhaketë me material xhins dhe pantallona xhins ngjyrë të kaltër të lehtë, shkruan DailyMail.

1 88

Bukuroshja e lindur në Barbados, vendosi një palë vathë të bardhë të varur, gjerdan me shtresa dhe një pale syze të zeza.

Gjatë natës së saj me A$AP 35 vjeç, bukuroshja lëshoi flokët e saj me një pamje të lagur, duke i hedhur poshtë shpatullave dhe shpinës.

2 31

Sa i përket këpucëve, këngëtarja ka zgjedhur një palë taka të zeza.

Ndërkohë reperi kishte veshur një xhaketë ngjyrë bezhë mbi një bluzë të bardhë dhe pantallona ngjyrë bezhë.

4 23

Ashtu si gjysma e tij, ai kishte vendosur një palë syze dhe aksesorë me varëse zinxhirësh me shtresa.

Reperi kishte çizme të zeza të trasha dhe një çantë jeshile të vendosur mbi supe.

7 6

Prindërit, të cilët kanë edhe djalin më të madh RZA Athelston Mayers, i lindur në maj të vitit 2022, dukej se po shijonin një natë për vete.

Dalja erdhi pasi ish-i i saj Drake dukej se e kishte goditur atë në tekstet fyese të këngës së tij të sapo publikuar “Fear Of Heights”, nga albumi “For All The Dogs”.

hh

Yjet e popit u ndoqën nga thashethemet për romancë nga viti 2009 deri në vitin 2018, dhe që nga ndarja e tyre e fundit ka pasur hamendje se Drake nuk arriti ta harrojë atë.

Në këngën e tij të re, megjithatë, Drake, 36 vjeç, këmbënguli se ai kishte vazhduar, duke tallur: “Pse e bëjnë të tingëllojë sikur unë jam ende i dhënë pas teje? Kjo nuk mund të jetë kështu. /Telegrafi/

3 24