Rihanna ka shkëlqyer me çdo lloj trendi bukurie që mund të imagjinojmë.

Këngëtarja nuk ka frikë të luaj me pamjen e saj dhe ajo që është edhe më e mahnitshme është se gjithmonë duket bukur pa mundim të tepërt.


Kohët e fundit, ajo ka shfaqur një nga balluket më të shkurtra që kemi parë ndonjëherë, një model flokësh të frymëzuar nga ditët e saj të viteve 2006, ajo me të vërtet di si t’i krijoj trendet.

Tani, në një grup të ri fotografish në Instagram, Rihanna i është rikthyer një modeli flokësh që nuk e ka mbajtur prej vitesh. Po, ajo u shfaq me flokët bionde. Flokë bionde me nuancë mjaltë, për të qenë të saktë.

badgalriri 252124272 619202656177487 3151018263483239281 n Foto: Instagram

Në foto, Rihanna mund të shihet e shtrirë në dysheme mes një tufe pllakash muzikore dhe e shtrirë në një karrige të kaltër me gëzof me disa nga takat e larta më intensive që kemi parë ndonjëherë – dhe në çdo foto, ajo ka vendosur një parukë të gjatë me ngjyrë bionde mjaltë me rrënjë të errëta.

Flokët biondë janë një trend që Rihanna e ka preferuar shumë herë në të kaluarën, por është një trend që nuk e ka praktikuar prej kohësh.

badgalriri 252216472 275603897665844 2439954614554375370 n Foto: Instagram

Ndërkohë, ajo është mjaft e zënë me drejtimin e një perandorie miliardë dollarëshe, si: Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage x Fenty. /Telegrafi/

badgalriri 252478977 436035218233626 1035327105036631665 n 1 Foto: Instagram