Çifti i porsaribashkuar kaloi vikendin së bashku në vilën e reperit Sean 'Diddy' Combs' në Miami të Floridës, ndërsa ata janë fotografuar sërish së bashku në Los Angeles gjatë të dielës mbrëma.

Revista”Star” ka njoftuar se Brown i ka propozuar martesë këngëtares gjatë qëndrimit në Florida dhe se Rihanna ka pranuar dhe pastaj ata e kanë organizuar një ceremoni të fshehtë martesore në pronën e Sean 'Diddy' Combs'.

Gazetarët e “WENN” e kanë pyetur Rihannan për ta pohuar ose mohuar këtë gjë, ndërsa këngëtarja e hitit “Umbrella”, nuk ka komentuar asgjë, suke lënë çdo mundësi të hapur.