Këngëtarja e hitit “Russian Roulette” nuk është e kënaqur vetëm me faktin që është njëra nga këngëtaret më të dëshiruara anekënd botës, por dëshiron që ta provojë veten në ekran gjatë këtij viti.

“Ka shumë gjëra që dua të bëj. Dua ta provoj veten në aktrim. Thjesht dua të vazhdoj me gjëra të mira”, ka thënë 21-vjeçarja, duke shtuar se dëshiron të dizajnojë një linjë të veten të teshave. /Telegrafi/