Përfaqësuesi i familjes Jashari të Prekazit, Rifat Jashari sot ka zgjedhur ta vizitojë Dukagjinin. Për më shumë, Rifat Jashari zgjodhi ta vizitojë Hilmi Haradinajt në Gllogjan.


hilmi-rifat

Të dy këta krerë të dy familjeve emblematike të Kosovës u takuan në Kullën e Haradinajve, aty ku paraprakisht kishte qëndruar për vizitë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, transmeton lajmi.net.

Bashkë me Bacën Rifatë ishte edhe hoxha i njohur i Drenicës, Osman Musliu.