Daniel Ricciardo doli fitimtar para Valtteri Bottas dhe Lance Stroll pas një Grand Prix të mbushur me aksion në çmimin e madh të Azerbajxhanit.

Një garë kaotike në Baku pa Sebastian Vettelin duke iu dhënë një ndëshkim prej 10 sekondave, pasi goditi qëllimisht makinën e Lewis Hamiltonin, ndërsa makina e sigurisë ishte në pistë.


Hamilton po drejtonte mirë makinën para se të detyrohej të bënte një ndalje emergjence për pushim dhe përfundoi në vendin e pestë pas rivalit të tij të Ferrarit, Vettel në vendin e katërt.

f1 5

Vendi i parë në këtë çmim të madhe të Bakut shkoi për pilotin e talentuar të Red Bullit, Daniel Ricciardo, ndërsa pas tij u radhiten Valteri Bottas në vend të dytë dhe Lance Stroll që kompletoi podiumin.

Kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon për Ricciardon, teksa edhe Fernando Alonso që përfundoi në vend të nëntë mori pikët e para këtë sezon. /Telegrafi/

Renditja e çmimit të Azerbajxhanit: 1.Daniel Ricciardo   2.Valtteri Bottas 3.Lance Stroll 4.Sebastian Vettel 5.Lewis Hamilton 6.Esteban Ocon 7.Kevin Magnussen 8.Carlos Sainz 9.Fernando Alonso 10.Pascal Wehrlein

telegrafi sport app