Riatdhesohen edhe 147 shtetas të Kosovës nga Gjermania

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njofruar se nga Aeroporti i Stuttgartit sot kanë riatdhesuar edhe 147 shtetasë të Kosovës nga të gjitha landet e Gjermanisë.
Në njoftimin e ambasadës, në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se kjo u bë me organizimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatave të Përgjithshme në Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg, Munih dhe Stuttgart.
Njoftimi i plotë:
"Sot nga Aeroporti i Stuttgartit me organizimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatave tona të Përgjithshme në Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg, Munih dhe Stuttgart kemi riatdhesuar edhe 147 shtetas të Republikës së Kosovës nga të gjitha landet e Gjermanisë. Deri më sot, Misioni Diplomatik i Kosovës në Gjermani si pasojë e mbylljes së kufinjve nga Covid 19 në bashkëpunim me Institucionet në Kosovë ka arritur të riatdhesojë mbi 360 shtetas - raste emergjente dhe me nevoja të posaçme.

















































