LAJMI I FUNDIT:

Riatdhesohen 60 shqiptarë, iu refuzua azili në Francë

Riatdhesohen 60 shqiptarë, iu refuzua azili në Francë

Në vazhdim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shqiptarët me qëndrim të parregullt në territorin francez, si edhe për persona apo familje, të cilëve iu është refuzuar azili në Francë, mesditën e sotme u organizua operacioni i riatdhesimit, si rezultat i bashkëpunimit mes Francës dhe FRONTEX-it, me nisje nga aeroporti Lille Lesquin.

“Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan gjithsej 60 shqiptarë, nga këta, 55 nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori