"Rezultati nuk e zbeh krenarinë për ta", reagimi i Dafina Zeqirit pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës pësoi një humbje 1-0 në shtëpi nga Turqia në finalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.
Ata humbën kështu një mundësi historike për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh futbollistik.
“Dardanët” zhvilluan një ndeshje dinjitoze, duke dominuar në pjesë të mëdha dhe me një organizim të mirë në fushë.

Reagimet pas përfundimit të kësaj ndeshjeje nuk munguan nga figura të famshme në rrjete sociale.
Këngëtarja Dafina Zeqiri shprehu mbështetjen e saj për Kombëtaren pas ndeshjes që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri".
“Rezultati nuk e ul krenarinë. Djem, lojë e mrekullueshme", ka shkruar artistja.
Mesazhi i saj nënvizon respektin dhe krenarinë për paraqitjen e ekipit, pavarësisht humbjes. /Telegrafi/






























































