LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet nga dita e gjashtë e turneut të CS:GO – BLAST Premier Spring Groups

Rezultatet nga dita e gjashtë e turneut të CS:GO – BLAST Premier Spring Groups

Vazhdojnë ndeshjet interesante në turneun në Kopenhagë, ku 12 skuadra po garojnë për grupin e çmimeve prej 177 mijë dollarësh.

Dy ndeshje janë zhvilluar sot (e martë) në turneun BLAST Premier Spring Groups, OG mposhti Liquid, ndërsa Heroic fitoi në ndeshjen ndaj Evil Geniuses.

Ekipi OG ka kaluar në finale të grupit B pasi mposhti Liquid me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.


Paraqitja e shkëlqyer nga snajperisti Abdul ‘degster’ Gasanov me 63 eliminime dhe vlerësimin 1.22 nga HLTV, ia ka mundësuar fitoren ekipit OG.

OG do të përballet me ekipin FaZe ditën e enjte në finale të grupit B, duke filluar nga ora 15:00.

Në anën tjetër Heroic ka siguruar finalen në grupin A, pas fitores 2-1 me mapa ndaj ekipit amerikan Evil Geniuses.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Martin ‘ stavn ‘ Lund me 59 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.34.

Në finalen e grupit A, Heroic do të takohet me Vitality, të mërkurën duke filluar nga ora 18:30.

Gjashtë skuadrat më të mira në këtë turne do të kalojnë në turneun tjetër të BLAST, Spring Final, ndërsa gjashtë të fundit do të shkojnë në ‘Spring Showdown’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori