Rezultatet dhe renditja pas javës së dytë në Superligën e Kosovës - asnjë skuadër me pikë të plota

Janë mbyllur katër nga pesë ndeshjet e javës së dytë, ku deri tani asnjë skuadër nuk ka arritur të marr pikët e plota, duke dëshmuar që ky sezon do të jetë i fortë. Në kryendeshjen e kësaj jave, ku u takuan Gjilani dhe Ballkani, edhe pse dy skuadrat e nisën me gola, ku shënuan Robert Rrahmani dhe Ignacio Queven, të tjerë nuk kishte dhe përballja u mbyll 1-1. Llapi ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri në Albi Mall Superligë. Llapi ka arritur t’i gëzohet fitores si mysafire në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mundur Feronikelin 74, me rezultat 2-0.

Skuadra e Shefki Kuqit pati mundësi të kalonte në epërsi në pjesën e parë, por Nikolaos Ioannis nga penalltia në minutën e 28-të e qëlloi shtyllën. Ndërkohë në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt është mbyllur baras 1-1.























































