Një studim i fundit pretendon se Evropa moderne u krijua nga popullata jamnaja që jetonte në Rusinë Jugore dhe në Gjeorgji. Kërkuesit analizuan ADN-të e skeleteve të lashta për të nxjerrë rezultatet befasuese.
Evropa moderne u formua vetëm 5000 vjet më parë kur ndodhi largimi në masë nga Rusia Jugore dhe Gjeorgjia, që solli me vete gjuhë të reja, teknologji dhe zakonet e mjeljes së kafshëve në kontinent, pretendon një studim i ri.
Kërkuesit në një nga studimet më të mëdha të ADN-ve të skeleteve të periudhës së bronzit zbuluan se një zhvendosje e madhe e njerëzve nga rajoni i Kaukazit në mijëvjeçarin e tretë para erës sonë, i solli emigrantët në Evropën Veriore.
Dhe ata kishin një mutacion gjenetik që i lejonte të rriturit të toleronin pirjen e qumështit të lopës.
Analizat e ADN zbulojnë se njerëzit jamnaja (yamnaya) jetonin në rajonin kaukazian të Rusisë, nga ku doli edhe termi kaukazian.
Ata, më pas, përhapën idetë dhe ADN-në e tyre kudo në Evropë gjatë një periudhe të emigrimit në masë në Epokën e Bronzit, duke u vendosur në shtete si Franca, Gjermania dhe Holanda.
Ata sollën me vete aftësi të reja dhe një gjuhë që u bë baza e pothuajse çdo gjuhe tjetër europiane, përfshirë greqishten dhe latinishten, anglishten dhe gjuhën gjermane.
Njerëzit jamnaja zëvendësuan popullatën gjuetare, që më herët jetonte në Evropën Veriore dhe sollën me vete aftësi si shkrirjen e bakrit dhe metalit, duke i kthyer në enë, veçanërisht për ruajtjen e bulmetit të kafshëve, gjë që ishte e rëndësishme për fermerët që merrnin qumështin e kafshëve.
Ekspertë nga Qendra për Gjeogjenetikën në Muzeun Historik Kombëtar të Danimarkës në Kopenhagën analizuan ADN-në e skeleteve të zhvarrosura në zona të mëdha të Europës dhe Azisë Qendrore.
Ata u befasuan kur zbuluan se toleranca ndaj laktozës u përhap te europianët falë migrimit.
Bashkautori dhe profesori i asociuar Martin Sikora tha: “Më parë besohej se toleranca ndaj laktozës u zhvillua në Ballkan ose në Lindjen e Mesme në lidhje me prezantimin e zakoneve të fermerëve gjatë Epokës së Gurit.
“Por ne tani e shohim se edhe në fund të Epokës së Bronzit, mutacioni që i dha dorë tolerancës është i rrallë në Europë”, tha një nga studiuesit.
“Ne mendojmë se mund të jetë shfaqur në Evropë me gjuetarët jamnaja nga Kaukazi, por pjesa ku evropianët u bënë më së shumti tolerantë ndaj laktozës ndodhi shumë kohë më vonë”.
Është interesante se gjeni që u mundëson të rriturve të tresin sheqerin te qumështi është edhe më mbizotërues tek evropianët veriorë sesa në pjesët e tjera të botës, duke nënvijëzuar rëndësinë e konsumit të qumështit te dieta e evropianëve veriorë.
Studimi ka zbuluar se popullata jamnaja gjithashtu solli gjene që u jepnin njerëzve sytë ngjyrë kafe dhe lëkurën e zbehtë, si dhe mutacionin e tolerancës së laktozës.
Gjenetisti Eske Uillerslev shpjegoi se njerëzit jamnaja sollën struktura të reja të familjes, fesë dhe mënyra për organizimin e qyteteve, për shkak se ata ishin “një kulturë me teknologji të lartë”.
Ai tha: “Studimi ynë është i pari studim i shkallës së lartë të popullatës i marrë ndonjëherë mbi individët e lashtë. Ne analizuam të dhëna pjesësh të gjenomeve nga 101 individë të kohërave të shkuara.
Rezultatet tregojnë se përbërja gjenetike dhe shpërndarja e njerëzve në Europë dhe Azi sot është një fenomen shumë befasues dhe që ka ndodhur vetëm disa mijëra vjet më parë.
Kërkuesit thonë se njerëzit jamnaja përhapën ADN-në e tyre në zonën e gjerë të Uraleve dhe në Skandinavi dhe gjithashtu emigruan në lindje për t’u vendosur në pjesët e Azisë Qendrore përpara se të zëvendësoheshin nga aziatikët rreth 2000 vjet më parë.
Më herët këtë vit, një studim i ngjashëm nga Universiteti Harvard zbuloi se kur jamnajat migruan nga stepa mes Detit të Zi dhe Detit Kaspik, ata transportuan gjenet në Europën Veriore dhe Qendrore.
Mes ndryshimeve në dallimet e përbërjes së gjenomeve tek evropianët e lashtë, ata gjithashtu gjetën se ADN-ja e lidhur me njerëzit jamnaja ishin më të forta në atë që është tani Gjermania Veriore. /gazetashqip/Daily Mail/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova