LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta e PE-së nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Rezoluta e PE-së nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese votash ka miratuar një rezolutë përmes së cilës nuk njeh Alyaksandr Lukashenkan si president të Bjellorusisë, sapo mandati i tij aktual të përdundojë në nëntor.

Rezoluta hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar, të cilat opozita bjelloruse dhe Perëndimi i kanë quajtur të manipuluara.

Teksti jo-detyrues i rezolutës, i cili u u votua më 17 shtator me 574 vota pro, 37 kundër dhe 82 abstenim, gjithashtu bën thirrje për “zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”.


“Sapo të mbarojë mandati i udhëheqësit të tanishëm autoritar, Alyaksandr Lukashenka, më 5 nëntor, parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, tha PE në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë e quajti menjëherë rezolutën “një ndërhyrje në punët e brendshme”.

Shtetet anëtare të BE-së po punojnë aktualisht në ndalimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve kundër zyrtarëve bjellorusë, të cilët blloku prej 27 vendesh, i sheh si përgjegjës për një goditje të ashpër ndaj protestave masive që nisën menjëherë pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Sipas burimeve, Lukashenka nuk do të përfshihet fillimisht në listën e sanksioneve, por Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për përfshirjen e tij dhe po kërkon që vendet anëtare të shikojnë mundësinë e përfshirjes edhe të qytetarëve rusë të cilët drejtpërdrejt mbështesin regjimin në Minsk.

Demonstratat kanë paraqitur kërcënimin më të madh për Lukashenkan dhe përpjekjet për të zgjatur qeverisjen e tij 26-vjeçare.

Mbështetja e Moskës është bërë thelbësore për mbijetesën e Lukashenkas si president dhe Kremlini ka akuzuar Perëndimin se po kërkon të shohë një revolucioni në vend.

Rezoluta gjithashtu inkurajon vendet anëtare të BE “për të lehtësuar dhe përshpejtuar krijimin e një korridori humanitar dhe procedurën për marrjen e vizave për ata që largohen nga Bjellorusia për arsye politike”. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori