LAJMI I FUNDIT:

Rezidenca ku priten të takohen Kurti dhe Vuçiq ka një histori

Rezidenca ku priten të takohen Kurti dhe Vuçiq ka një histori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në një rezidencë në Maqedoni të Veriut, e cila ka një histori dhe simbolikë.

Takimet zhvillohen në “Vila Biljana”, ish-rezidenca verore e ish-presidentit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titos, e cila tashmë është një kompleks vilash shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

“Vila Biljana”, ish-rezidenca verore e ish-presidentit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titos / Foto: Ridvan Slivova

Vila gjendet në një kodër të një pylli rreth gjashtë kilometra larg qytetit të Ohrit, raporton nova.


Kompleksi i vilave, por edhe rruga Shkup-Ohër, si dhe i gjithë qyteti i Ohrit, sigurohet nga një numër i madh i pjesëtarëve të policisë.

Për takimin e sotëm janë akredituar rreth 200 gazetarë, por nuk u lejohet hyrja në vilën e Biljanës, por bisedimet i ndjekin nga qendra e shtypit në një hotel aty pranë.

Ndryshe, palët pritet të dakordohen për rrugën e zbatimit të planit evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori