Tashmë dihet se ka tensione mes Gresës dhe Rezit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme.

Së fundmi, gjatë një bisede e sipër me Lejlën dhe Drilonin, ai u tha atyre se Gresa lë shtëpinë të premten.


“Unë them që ajo [Gresa] del, pse kush mund të dali? Mund të dalë edhe unë direkt”, u tha Rezi atyre.

Megjithatë, ai nuk e argumentoi pozicionin dhe aludimin e tij.

Konkurrenca mes tij dhe Gresës tashmë është parë, në përplasje të shumta mendimesh, e sidomos gjatë prime-it të fundit. /Telegrafi/