LAJMI I FUNDIT:

Rezervistët e Barçës barazojnë ndaj Celta Vigos në ndeshjen e parë të Copa del Rey (Video)  

Rezervistët e Barçës barazojnë ndaj Celta Vigos në ndeshjen e parë të Copa del Rey (Video)  
VIGO, SPAIN - JANUARY 04: Stanislav Lobotka of RC Celta de Vigo competes for the ball with Paulinho of FC Barcelona during the Copa del Rey round of 16 first leg match between RC Celta de Vigo and FC Barcelona at Municipal Balaidos on January 4, 2018 in Vigo, Spain. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Barcelona nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e tyre te Celta Vigo në ndeshjen e parë të Copa del Rey apo e njohur si Kupa e Mbretit.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të krijojnë nga disa raste, por të shënojnë vetëm nga një gol.

Ishin mysafirët nga Barcelona të cilët kaluan të parët në epërsi në minutën e 15-të me golin e talentit Jose Arnaiz, i cili u asistua nga Andre Gomes.


Festa tek goli i Arnaiz (Getty Images)

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Celta Vigo gjeti golin e barazimit me anë të Pione Sisto, i cili shënoi në minutën e 31-të për 1-1 dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Lojtarët e Celta Vigos duke festuar pas golit të Sistos (Getty Images)

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat u munduan të gjejnë golin e epërsinë, por ishte Barcelona që pati më shumë raste dhe ishte më afër golit edhe pse nuk e gjeti pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Rasti në i mirë në këtë pjesë ishte ai i Sergio Busquets, i cili goditi shtyllën në minutën e 62-të, por fati nuk ishte me të.

Momenti i rikthimit të Dembeles!

Deri në fund të pjesës së parë krejt çka vlen të përmendet është edhe rikthimi i Ousmane Dembeles në lojë pas katër muajsh i lënduar.

Kështu, ndeshja e parë e Copa del Rey përfundoi me barazim 1-1, ndërsa ndeshja e kthimit në Camp Nou zhvillohet me 11 janar. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6cn542

https://www.dailymotion.com/video/x6cn5gg

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori