Ish-bosi shqiptar i naftës, i cili dështoi në këtë biznes dhe më pas edhe u arrestua në Zvicër nën akuzën e mashtrimit, Rezart Taçi, është shfaqur këtë herë në mediat italiane.
Ai ka dhënë një intervistë për televizionin lokal milanez “Lodifanfulla TV”, në të cilën shprehet se vijon të jetë një njeri i pasur dhe me shumë pushtet.
Ndër të tjera, ai mundohet të tregohet edhe babaxhan, teksa thotë se ndihet keq kur nuk arrin të ndihmojë dot njerëzit, duke harruar në këtë mënyrë se shkatërroi tërësisht klubin e skuadrës së futbollit “Parma”, teksa ishte në drejtimin e saj.
Në një intervistë ish-drejtori i Parmas, Pietro Leonardi ka thënë: “Nga Taçi më kujtohet vetëm që më bëri të kaloja një ditë 7 orë para një faksi në pritje të një çeku për të paguar rrogat të cilat m’i konfirmonte çdo ditë për dy muaj radhazi”.
Ja çfarë thotë Taçi, në intervistën e tij:
Ju nuk jeni nisur me gomone nga Vlora për të kërkuar fatin në Itali, madje jeni një njeri i pasur. Çfarë ju shtyn akoma të bëni diçka, kur mund të rrinit në plazh duke pirë mohito gjithë ditën…
Rezart Taçi: Më pëlqen të krijoj, më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëzit, të krijoj menaxhim, më pëlqen energjia njerëzore dhe të punoj …nuk e di në italisht…të ngrihem në mëngjes dhe të shkoj në zyrë. Më pëlqen… njeriu që ka përgjegjësi nuk degjeneron, nuk plaket…Kënaqësia të krijosh gjithmonë diçka të re, të krijosh menaxhim, të rrish mes njerëzve, të shkosh në mëngjes në zyrë dhe të biesh herët në mbrëmje, sepse në mëngjes duhet të jesh sërish i freskët.
Gjithsesi mos harroni se Zoti ka thënë që ditën e shtatë njerëzit duhet të pushojnë..
Rezart Taçi: Në katër vitet e fundit po e zbatoj këtë urdhër. Më përpara jo, nuk kishte të shtuna apo të diela, nuk kishte ditë pushimi.
Shqipëria ka ndryshuar. Tani edhe sipërmarrës italianë shkojnë të kërkojnë fatin në Shqipëri. A ju bën krenarë kjo dhe çfarë ka ndryshuar vërtet në Shqipëri?
Rezart Taçi: Në Shqipëri ka ndryshuar mentaliteti, nëse mund ta them pa modesti, shqiptarët janë dinamikë, nëse mund ta them edhe pak inteligjentë dhe kanë ditur që në një periudhë të shkurtër kohe të kuptojnë, të kopjojnë nëse mund ta themi, atë që është më e mira në botën perëndimore dhe ta aplikojnë në Shqipëri.
Defekti juaj më i madh?
Rezart Taçi: Nëna ime thotë se jam shumë i mirë.
Sa armiq keni?
Rezart Taçi: Shumë. Më vjen në mendje shprehja e Çërçillit se sa më shumë armiq të kesh, aq më shumë arritje ke patur në jetë.
Nga se keni frikë?
Rezart Taçi: Mund të duket si frazë e gatshme, por nga të mosqenit mirë e njerëzve që dua.
Para, seks, pushtet. Në çfarë hierarkie i vendos?
Rezart Taçi: Para, seks, pushtet.
Jeni katolik, budist apo luteran?
Rezart Taçi: Kam konceptin tim mbi fenë. Jam besimtar, besoj në Zotin tim dhe i respektoj të gjitha fetë e botës dhe sa herë shikoj një vend të bukur të besimit katolik, ortodoks, mysliman apo hebre, shkoj të lutem.
Me cilin personazh kinemaje e identifikon veten?
Rezart Taçi: Nuk ja kam bërë kurrë këtë pyetje vetes… Forest Gump.
Pjata juaj e preferuar?
Rezart Taçi: Sot është supa.
Dini të gatuani?
Rezart Taçi: Jo, por duke qenë se kam bërë kamarierin, kam punuar në një restorant, i njoh përbërësit, por nuk e kam bërë vetë.
E keni blerë atë restorantin apo vetëm sa keni punuar?
Rezart Taçi: Jo, është e disa miqve dhe nuk blihet prona e miqve.
Me cilin personazh historik do të dilnit për darkë?
Rezart Taçi: Çërçill.
Nga gjithë aktivitetet tuaja, cilin preferoni?
Rezart Taçi: Naftën.
Rezart Taçi kur ndjehet burrë?
Rezart Taçi: E them pa modesti, kur u jap të tjerëve, kur bëj diçka për të tjerët.
Betohuni se keni thënë vetëm të vërtetën…
Rezart Taçi: Betohem.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite