LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi në Kuvend: Mund të ndodh që komunat shqiptare të kërkojnë rrugën drejt BE-së veçmas komunave maqedonase

Rexhepi në Kuvend: Mund të ndodh që komunat shqiptare të kërkojnë rrugën drejt BE-së veçmas komunave maqedonase

Deputeti Skënder Rexhepi, i cili ishte pjesë e Alternativës dhe tani vepron si deputet i pavarur, ishte i pari nga deputetët që foli në seancën për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e RMV-së

Ai ka kërkuar që gjatë amendamenteve që do të bëhen në periudhën e ardhshme nga Kushtetuta të fshihet formulimi për gjuhën shqipe, e cila quhet gjuha që flitet nga “20 për qind e popullatës”.

Rexhepi tha se me përfshirjen e bullgarëve do të hapen horizontet drejt BE-së, por do të ketë tensione ndëretnike në vend. Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të jenë peng.


“Mund të ketë kërkesa të tjera, komunat shqiptare të kërkojnë rrugë drejt BE-së, veçmas nga komunat maqedonase. Ne nuk do ta dëshironim këtë, por realiteti është kështu”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga deputetët.

“Maqedonia sot po përballet me një udhëkryq të madh. Ne kemi një rrugë në të cilën mund të udhëtojmë së bashku si kombe, si organ i përbashkët i shtetit dhe duke dëshmuar se Maqedonia mund të jetë pjesë e BE-së. Mënyra më e mirë për të gjithë qytetarët është që ne duhet të hapim horizonte të reja drejt BE-së dhe të mbyllim çështjet etnike. Si mund të ndodhë. Me propozim amendamenti do të sugjeroja që të jenë edhe goranët, torbeshët dhe këto ndryshime të jenë iniciativë për të fshirë ’20 për qind’ sepse është e turpshme dhe kanë 20 vjet që jetojnë me turpin e saj. Kjo do të jetë mirë për të gjithë qytetarët”, sqaroi Rexhepi.

Sipas tij, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të zgjidhë çështjet historike që janë të hapura mes dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori