LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Selimi për moslirimin e Sylejman Selimit: Koha do t’i zbardhë padrejtësitë

Rexhep Selimi për moslirimin e Sylejman Selimit: Koha do t’i zbardhë padrejtësitë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas moslirimit të ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit nga Burgu i Dubravës.

Në një postim në Facebook, Selimi u shpreh i kënaqur për lirimin me kusht të Jahir Demakut por në rastin e Selimit ai tha se po mbahet padrejtësisht dhe paligjshëm në burg.

“Sot nga Burgu i Dubravës u lirua Jahir Demaku, por jo edhe Sylejman Selimi.  I urojmë Jahirit dhe Familjes Demaku – Mirë se u ktheve në shtëpi Jahir! E di që këtij kthimi nuk munde t’i gëzoheshe ashtu sic do të duhej, as ti e as familja jote, kur kjo nuk ndodhi edhe me komandantin tënd i cili sot të përcolli nga Dubrava, ku po mbahet paligjshëm. Mbeti në burg, Gjeneral Sylejman Selimi i cili padrejtësisht u arrestua, padrejtësisht u dënua e krejt padrejtësisht dhe paligjshëm edhe po mbahet peng në burg”, tha Rexhep Selimi.


Supremja hedh poshtë kërkesën për lirimin e Sylejman Selimit
Lexo po ashtu Supremja hedh poshtë kërkesën për lirimin e Sylejman Selimit

“Si mund të shpresohet edhe më tutje në drejtësi në Kosovë kur padrejtësia ka arritur deri në këtë shkallë?  Sylejman Selimi u arrestua edhe pse nuk kishte bërë asgje të keqe, u gjykua me dëshmitarë të rrejshëm, u dënua pa fakte dhe pa dëshmi, kurse sot nuk u lirua edhe pse tash e tre muaj më parë kishte vendosur Gjykata Supreme për rigjykim në procesin “Drenica”.  Këtu nuk bëhet më fjalë për drejtësi”, ka shtuar Selimi.

Ai shtoi se koha do t’i nxjerrë në pah padrejtësitë që janë duke ndodhur.

Haradinaj: Do të kërkoj debat parlamentar dhe komision hetimor për rastin e Sylejman Selimit
Lexo po ashtu Haradinaj: Do të kërkoj debat parlamentar dhe komision hetimor për rastin e Sylejman Selimit

“Koha do t’i nxjerrë një ditë edhe përgjegjësit politikanë që po e dhunojnë drejtësinë! Ata do të turpërohen kur e vërteta do të dalë dhe drejtësia do të triumfojë.  Sylë, mbahu edhe pak! Qëndro dhe gëzoju faktit që nuk je sikur ata që të dërguan në burg”, ka shkruar ai.

Rexhep Selimi dhe Sylejman Selimi ishin bashkëpjesëmarrës të luftës së UÇK-së.

Në lidhje me mos-lirimin e Sylejman Selimit sot gjatë ditës ka reaguar edhe avokati i tij, Tomë Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori