LAJMI I FUNDIT:

Rexha: Do ta mposhtim Prishtinën

Rexha: Do ta mposhtim Prishtinën

Besa e Pejës po përgatitet maksimalisht për ndeshjen me Prishtinën, e cila do të jetë kryendeshje e javës së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Sulmuesi pejan, Kastriot Rexha, i bën të fala Prishtinës,duke i thënë se e pret humbja në Pejë.

Sulmuesi Kastriot Rexha e nisi me këmbë të mbarë, duke shënuar dy gola për Besën e Pejës në hapje të kampionatit, por i mbetet pikë në zemër që nuk e realizoi penalltinë dhe nuk e fituan ballafaqimin ndaj Trepçës ’89, e cila përfundoi pa fitues (3:3).

Ish-sulmuesi i Prishtinës, tha se është i kënaqur me paraqitje por jo edhe me startin, sepse ka pritur fitore ndaj mitrovicasve. Futbollisti e pranon se humbja e penalltisë ka qenë e dhimbshme, por kështu e ka jeta sportive.

“Është mirë që kam shënuar dy gola, por është shumë e dhimbshme humbja e penalltisë, sepse nëse do të shënoja jam i bindur se do të fitonim takimin”, tha ai, por nuk e cilëson si start të mirë të skuadrës së tij. “Nuk kisha me thënë një start shumë i mirë, pasi barazimi që ndodhi në minutat e fundit ishte i dhimbshëm për at ndeshje të mirë që treguam”, thotë Rexha për BotaSot.


Ai më tej ka shtuar se skuadra është përgatitur maksimalisht për sfidën ndaj Prishtinës dhe se janë të bindur për fitore ndaj Bardhekaltërve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori