LAJMI I FUNDIT:

‘Revolucioni Laraman’ në shtatë qytete tjera

‘Revolucioni Laraman’ në shtatë qytete tjera

‘Revolucionit Laraman’ edhe sot do të vazhdojë me protestat e radhës, edhe atë në shtatë qytete të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët e “Protestoj” njoftuan se në cilët vende do të protestohet kundër vendimit për falje të 56 politikanëve të caktuar nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

Protesta si zakonisht do të fillojë në orën 18:00 para PSP-së, kurse në qytetet tjera është si vijon: në Shtip në orën 18:00 para Gjykatës Themelore Shtip, Veles në orën 18:30 te rrethi Avona, në Tetovë në orën 19:00 para Gjykatës Themelore Tetovë, në Manastir në orën 19:00 në sheshin “Magnolija”, në Strumicë në orën 19:00 para Policisë së vjetër dhe në Gjevgjeli në orën 19:30 para Shtëpisë së pensionistëve.


Kjo javë e protestave shënon javën e katërt të saj, si shenjë revolte të vendimit të kryetarit Ivanov dhe pushtetit aktual. /Telegrafi/