LAJMI I FUNDIT:

REVOLUCIONI I MOÇËM

REVOLUCIONI I MOÇËM

Poezi nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj

Më në fund rashë në burg, e vendi im në pranga.
Bile edhe mallkimi është i helmuar me ylbere,
të gjithë trimat rinosh tash po presin shenjën
që ndonjë vrasës do të ketë vullnet të paguajë.
Në këtë furrë ju lus të ndërmerrni diç,
Juve që s’mund t’ju tradhtoj.
Kam luftuar në revolucionin e moçëm në
anën e hijes dhe të Mbretit.
Natyrisht, isha tepër i ri dhe kujtoja
se ne po fitonim;
s’mund të shtirem se më këndohet
derisa i bartin trupat.
Në këtë furrë ju lus të ndërmerrni diç …
Së voni keni filluar të belbëzoni
gjoja se keni gjë për të thënë.
Lermëni t’u jem tradhtarë
të gjithë arkitektëve të mi.
Tash lermëni të them
Vetë unë pata urdhëruar
të flini, të kërkoni dhe të shkatërroni.
Në këtë furrë tash ju lus të ndërmerrni diç …
Po, ju që jeni të shkallmuar nga pushteti,
ju që mungoni gjatë tërë ditës,
ju që jeni mbretër për hir të
rrëfimeve të fëmijëve tuaj,
dora e lypsarit tuaj është rënduar nga paratë,
dora e dashnores suaj është prej deltine.
Në këtë furrë ju lus të ndërmerrni diç …